
Autoriteti britanik i medias dyshon se chatboti i AI-së ka gjeneruar imazhe intime pa pëlqim, përfshirë edhe të mitur
Autoritetet britanike kanë nisur një hetim zyrtar ndaj platformës X dhe kompanisë së inteligjencës artificiale xAI, pas akuzave serioze se chatboti Grok ka krijuar imazhe seksuale të rreme të grave dhe fëmijëve, pa pëlqimin e tyre.
Rasti ka vënë në qendër të vëmendjes edhe pronarin e X, Elon Mask, pasi përdorues të ndryshëm raportuan se Grok pranonte kërkesa për të modifikuar foto reale, duke i zhveshur ose duke i seksualizuar personat në imazhe. Sipas organizatave mbrojtëse dhe mediave britanike, në disa raste janë gjeneruar edhe përmbajtje që përfshinin të mitur, çka ka shkaktuar reagim të fortë publik.
Rregullatori britanik i medias, Ofcom, konfirmoi se ka kontaktuar urgjentisht me X dhe xAI për të verifikuar nëse janë shkelur ligjet e sigurisë online. Në Mbretërinë e Bashkuar, krijimi apo shpërndarja e imazheve intime pa pëlqim, përfshirë deepfaket e gjeneruara nga inteligjenca artificiale, përbën vepër penale.
Pas shpërthimit të skandalit, X ka bllokuar përkohësisht funksionin e gjenerimit të imazheve të Grok, por sipas raportimeve, përdoruesit mund të vazhdojnë ende të japin komanda direkte që synojnë krijimin e kësaj përmbajtjeje. Ofcom ka paralajmëruar se, në varësi të përgjigjes së kompanive, mund të hapet një hetim i plotë për shkelje të mundshme të ligjit.
Nga ana e tij, Mask ka deklaruar se çdo përdorues që shfrytëzon Grok për të prodhuar përmbajtje të paligjshme do të përballet me të njëjtat pasoja si në rastet e publikimit të materialeve të ndaluara në platformë. Ndërkohë, përfaqësues të qeverisë britanike dhe deputetë të shumtë kanë kërkuar masa të ashpra
