
Djali i madh i David dhe Victoria Beckham këmbëngul se jeta e tij familjare nuk ka qenë asnjëherë idilike dhe përjashton pajtimin në këtë fazë
Brooklyn Peltz Beckham ka rikonfirmuar qëndrimin e tij kritik ndaj familjes Beckham, duke hedhur poshtë idenë e një familjeje perfekte dhe duke pranuar hapur se marrëdhëniet me prindërit e tij mbeten të tensionuara. Sipas një raportimi të fundit nga PEOPLE Magazine, Brooklyn pretendon se familja e tij ka tentuar për vite me radhë të krijojë përçarje mes tij dhe bashkëshortes së tij, Nicola Peltz.
Burime pranë çiftit bëjnë me dije se pajtimi me familjen Beckham aktualisht nuk është në horizont. Brooklyn, i cili tashmë prezantohet publikisht si Brooklyn Peltz Beckham, thuhet se nuk ka asnjë pendesë për deklaratat e bëra kundër prindërve të tij dhe ndihet i bindur në qëndrimin që ka marrë, së bashku me bashkëshorten dhe familjen e saj.
Brooklyn dhe Nicola u martuan në prill të vitit 2022 në një ceremoni madhështore në Palm Beach të Floridës, në pronën e familjes Peltz, ku morën pjesë rreth 600 të ftuar. Që prej asaj kohe, raportet mes çiftit dhe familjes Beckham janë përfolur shpesh në media, me spekulime për konflikte dhe distancim emocional.
Sipas burimeve, Brooklyn mbetet i vendosur dhe i qetë me zgjedhjet e tij personale, duke besuar se po vepron drejt dhe se qëndrimi i tij publik pasqyron realitetin që ka përjetuar. Ai vijon të mbrojë jetën e ndërtuar me Nicola Peltz, duke treguar se prioriteti i tij është stabiliteti dhe lumturia e familjes që ka krijuar vetë.
