
Në Tiranë po mbahet konferenca e (IDEA) në bashkëpunim me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, për mbikëqyrjen e digjitalizimit në proceset zgjedhore.
Gjatë fjalës së tij, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh se në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 9 nëntor në 5 bashki të vendit po shqyrtohet mundësia e aplikimit të Inteligjencës Artificiale në procesin e numërimit të votave
Celibashi: “Shqipëria është përfshirë në fushën e digjitalizimit në shumë fusha, tani edhe në proceset zgjedhore. Identifikimi biometrik u aplikua 100%, ndërsa votimi elektronik është në proces zhvillimi.
Që nga viti 2022 kemi aplikuar disa platforma në këtë fushë. Më 9 nëntor në zgjedhjet e pjesshme po punojmë për aplikimin e AI për numërimin e votave.Ky proces digjitalizimi i mbështetur nga BE dhe jo vetëm ka sjell lehtësira në procesin zgjedhor, por jemi të përgjegjshëm për rreziqet si sulmet kibernetike, për të cilat po marrim masat e nevojshme”.Ndersa ambasadori i BE-së në Tiranë Silvio Gonzato u shpreh se digjitalizimi do të sjellë transparencë politike.Gonzato: Digjitalizimi po sjell ndryshime në mënyrën se si njerëzit e shohin demokracinë sot! Digjitalizimi do të sjellë transparencë politike! Ne i mbeshtesim plotësisht proceset elektronike të ndihmuara nga AI që ju përshtaten standardeve të BE-së! Demokracia nuk është statistikë, por të tregosh transparencë, integritet në proceset zgjedhore.
Në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Shqipëri, kam kënaqësinë dhe privilegjin që, së bashku me International IDEA, t’ju mirëpres këtu në Tiranë për të diskutuar mbi teknologjinë, digjitalizimin dhe zgjedhjet.Prej kohësh, Bashkimi Europian është përfshirë në një proces të zhvillimit digjital në fusha të ndryshme dhe në nivele të ndryshme.Transporti, industria, tregtia, mjekësia, bujqësia, shërbimet ndaj qytetarëve, administrata dhe shumë fusha të tjera janë të lidhura ngushtë me digjitalizimin. Standardet e zhvillimit të kësaj bashkësie ekonomike dhe politike kanë krijuar kushte për përmbushjen e qëllimeve të saj për të shtrirë dhe fuqizuar shërbimet digjitale në çdo fushë.