
SPAK i konfirmon Këshillit të Lartë Gjyësor dënimin e gjyqtares në Greqi, kërkohet verifikim i statusit të saj
Këshilli i Lartë Gjyësor ka futur në rendin e ditës shqyrtimin e çështjes së gjyqtares së posaçme Irena Gjoka, pas konfirmimit nga SPAK se ajo ka qenë e dënuar më parë në Greqi, fakt që dyshohet se është fshehur gjatë procesit të verifikimit të saj.
Sipas informacionit zyrtar, SPAK i ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyësor konfirmimin e dënimit dhe ka kërkuar që institucioni të shqyrtojë çështjen në kuadër të kompetencave të tij ligjore.
Në rendin e ditës së mbledhjes së KLGJ-së parashikohet “shqyrtimi i relacionit për fillimin e procedurës së verifikimit të statusit të gjyqtares”, e cila ushtron funksionin në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Hapja e kësaj procedure pritet të vlerësojë nëse ka pasur shkelje ligjore apo deklarim të rremë lidhur me të shkuarën penale të gjyqtares, si dhe pasojat që mund të sjellë kjo situatë për statusin e saj në sistemin e drejtësisë.
Çështja konsiderohet sensitive dhe me ndikim të lartë publik, ndërsa pritet që vendimmarrja e KLGJ-së të përcaktojë hapat e mëtejshëm institucionalë. Lajmi mbetet në zhvillim.
