Janë mësuar detaje nga zjarr masiv që ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura tek 5 Maji në Tiranë.
Gazetari Besar Bajraktaraj tha se ka marrë flakë fillimisht një kapanon dhe më pas zjarri është përhapur në kapanone të tjerë.
“Nga komunikimet që kemi pasur me policinë dhe me ambulancat, duket e vështirë ndërhyrja, pasi zjarri është përhapur në sipërfaqe të madhe, në kapanone të ndryshme. Fillimisht ka marrë flakë një kapanon, ndërsa më pas është përhapur në kapanone të tjera. Materialet e kapanoneve janë lehtësisht të djegshëm. Shtëllungat e tymit janë të shumta. Do të ketë një rifurnizim me ujë sërish nga auto-ambulanca. Mbetet e vështirë që të mbahen gjithë flakët nën kontroll. Vatra është larg rrugës kryesore, ku kalojnë makinat.
Këtu pranë ka pallate, ku jetojnë shumë qytetarë. Flakët përhapen, por për momentin janë larg banesave. Bizneset janë thuajse ngjitur me njëri-tjetrin. Këtu ndodhet edhe tregu i fruta-perimeve. Nuk raportohet deri tani për qyteatarë të lënduar. Policia dhe zjarrfikëset kanë kërkuar që qytetarët të qëndrojnë larg. Po, energjia elektrike është ndërprerë, për arsye sigurie”, tha gazetari për Klan News.
