
Moderatorja dhe aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka vendosur t’i japë fund pyetjeve të shumta që ka marrë kohët e fundit nga ndjekësit në rrjete sociale për ndryshimin në syrin e saj. Në një “Ask me a question” në Instagram, një ndjekës e pyeti drejtpërdrejt: “Çfarë të ka ndodhur te syri?”Olta vendosi të përgjigjej hapur, duke sqaruar se bëhet fjalë për një problem shëndetësor dhe jo për ndonjë ndërhyrje estetike, siç kanë aluduar disa.Ajo shkroi:
“Pas pyetjes për BBVK, kjo është pyetja më e shpeshtë që më është bërë. Po kaloj një problem shëndetësor. Kjo më shumë për të gjithë ju që më shkruani çdo ditë: ‘He mi t’ka kap keq botoxi’, ‘O qorre’, etj. Mos më pyesni më shumë se nuk do të flas për këtë gjë, jo tani”.- shkroi ajo, duke i “vene kapakun” kësaj pyetje.Mbase Olta do tregojë më vonë se çfarë po kalon