

Çifti simpatik i showbiz-it fshin fotot nga rrjetet sociale, por vijojnë të ndjekin njëri-tjetrin
Prej disa muajsh, Roza Lati dhe Xhonatan Islami ishin ndër çiftet më të komentuar dhe më simpatikë të showbiz-it shqiptar. Fillimisht e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre, por më pas nisën të ndanin me publikun foto e momente të ëmbla së bashku, duke dëshmuar hapur dashurinë që i bashkonte.
Së fundmi ndjekësit kanë vënë re një detaj që ka ngritur dyshime për marrëdhënien e tyre. Nga profili i Rozës janë zhdukur pothuajse të gjitha postimet me Xhonatanin, duke mbetur vetëm një foto e rastësishme në një varkë. E njëjta situatë shihet edhe në profilin e Xhonatanit, ku mungojnë fotot që dikur ëmbëltuan Instagramin.
Ky veprim ka ngritur pikëpyetje: a bëhet fjalë për një krisje të raportit, një zënkë të momentit, apo thjesht për një vendim privat për të mbajtur marrëdhënien larg syve të publikut?
Megjithatë, pavarësisht heqjes së fotove, dyshja vijojnë të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, gjë që lë të kuptohet se mes tyre nuk ka një ndarje përfundimtare.
Roza, e pyetur më herët në intervista për lidhjen e saj, e ka cilësuar Xhonatanin si shpirt binjak, duke theksuar se mes tyre ka shumë dashuri, ndonëse martesa nuk është ende pjesë e planeve të afërta. “Me rëndësi është dashnia,” – është shprehur moderatorja.
Për momentin, publiku mbetet në pritje për të mësuar më shumë mbi këtë raport, i cili mbetet një nga historitë më të ndjekura të showbiz-it shqiptar.