
Bill dhe Hillary Clinton bien dakord të paraqiten para Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, duke shmangur procedurat për shpërfillje të Kongresit
Ish-presidenti i SHBA-së Bill Klinton dhe bashkëshortja e tij, ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, kanë pranuar të dëshmojnë para House Oversight Committee në kuadër të hetimit parlamentar për financierin e diskredituar Jeffrey Epstein.
Vendimi vjen pas një përplasjeje të ashpër mes çiftit Clinton dhe komitetit, i cili kishte votuar për t’i mbajtur ata përgjegjës për shpërfillje të Kongresit, për shkak të refuzimit fillestar për t’iu përgjigjur thirrjeve zyrtare për dëshmi.
Sipas përfaqësuesve të tyre, Kintonët kanë theksuar se janë të gatshëm të vendosin një standard që, sipas tyre, duhet të zbatohet për të gjithë. Nga ana tjetër, drejtuesit e komitetit kanë shprehur rezerva mbi kushtet e propozuara për dëshminë, duke kërkuar sqarime shtesë për mënyrën dhe formën e paraqitjes.
Kryetari i Komitetit të Mbikëqyrjes, James Comer, ka deklaruar se termat e paraqitur nga Klintonët janë ende të paqartë dhe se hapat e mëtejshëm do të diskutohen brenda komitetit përpara se të caktohet një datë zyrtare për dëshminë.
Më herët, Bill Klinton kishte ofruar një bisedë private, jashtë seancës formale dhe pa regjistrim, propozim që u refuzua nga komiteti. Avokatët e çiftit kanë këmbëngulur se ata nuk kanë dijeni për aktivitetet kriminale të Epstein dhe se nuk posedojnë informacion thelbësor për hetimin.
Megjithëse emri i Bill Klinton është përmendur në dokumente dhe regjistra udhëtimesh që lidhen me Epstein, deri më tani nuk ka asnjë akuzë zyrtare për shkelje ligjore ndaj tij. Me pranimin e dëshmisë, pritet që Klintonët të shmangin një votim të plotë të Kongresit për shpërfillje dhe pasoja të mundshme ligjore.
