Një vit hetime kanë çmontuar tërësisht organizatën shqiptare të trafikut të kokainës në Itali, kryesosht në rajonin e Foggia.
Të paktën 9 arrestime të tjera u kryen së fundmi nga policia italiane, duke e çuar në 24 numrin e të ndaluarve në total që nga 204 dhe në 35 të të hetuarve si pjesë e rrjetit të narkotrafikut.
Krerët e grupit, që sipas autoriteteve janë shqiptarë, fokusoheshin në kryerjen e biznesit me metodën “delivery”, duke ua postuar dozat e kokainës apo marijuanës në banesa klientëve, sipas porosisë.
“Hetimi, i kryer nga maji 2024 deri në prill 2025, zbuloi ekzistencën e një operacioni të lulëzuar të trafikimit të kokainës dhe kanabisit në komunën e Foggias. Drogat u blenë nga një kontakt shqiptar në Foggia përmes bashkëqytetarëve të tyre shqiptarë që banonin në Italinë Veriore, u shkarkuan në një autokolonë në kryeqytetin e Foggias, u ruajtën në garazhe të ndryshme dhe më pas u dorëzuan në shtëpitë e blerësve”, informon media e vendit fqinj.
Tre nga të arrestuarit mbetën në paraburgim me vendim Gjykate, 6 të tjerë u lanë në arrest shtëpiak.
Aktiviteti i paligjshëm kryhej sipas kërkesë-ofertës dhe fitimet shkonin në miliona euro në vit.
Porosi të bëra nëpërmjet telefonit ose mesazheve me tekst, takime të shpejta në vendet e dakorduara dhe udhëtime të shkurtra për të minimizuar ekspozimin ndaj kontrolleve. Kjo ishte skema e të gjithë biznesit ilegal.
Gjuha e koduar ishte një tjetër teknikë e përdorur, kurse sukses ishte porosia e shpejtë, informon media italiane.
Grupi shmangte vendet publike, zonat e patrullimeve policore apo të frekuentuara, për të mos rënë në sy.
