Një moment që fillimisht u duk si lojë ka përshkallëzuar në një situatë të nxehtë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”. Gjatë një prekje të çastit, Londrimi, nje nga banoret u pa duke kapur Klodianin për flokësh, veprim që menjëherë ndryshoi atmosferën në shtëpi.
Klodiani reagoi ashpër, duke u ngritur në këmbë dhe duke e pyetur me ton të tensionuar: “Kujt po ia kap ti flokët ashtu?”
Në atë moment, qetësia u zëvendësua nga një ndjesi e fortë përplasjesh mes dy banorëve
Pas incidentit, Klodiani iu drejtua Vëllait të Madh me një koment të qartë shqetësimi:
“Vëllai i madh, sot grusht, tash i kapi flokët…”
Fjalët e tij lanë të kuptohej se kjo nuk ishte situata e vetme ku ai është ndier i cenuar fizikisht nga Londrimi.
Veprime të tilla, që prekin integritetin personal, konsiderohen shkelje të rënda në rregulloren e “Big Brother VIP Kosova”. Në edicionet e kaluara, incidente të ngjashme kanë çuar deri në masa ekstreme, përfshirë edhe përjashtime të menjëhershme.
Publiku tashmë është në pritje të vendimit të Vëllait të Madh, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Londrimi do të përballet me penalitete apo nëse tensioni mes dy banorëve do të përshkallëzohet më tej në ditët në vijim.
