Përballë zyrës së kryeministrit Rama, anash zyrës së kreut të Kuvendit dhe pranë Institucionit të Presidentit të Republikës dy gra rreth moshës 40-50 vjeç presin e përcjellin gra të veshura mirë, vajza të reja dhe punonjëse administrate presin në radhë.“Fryjë pak, 3 herë”. “Më jep xhaketën, këmishën”. “Më jep nuskën” – kërkesat e çuditshme të grave që bëjnë “magji” ose “këndim” në lulishten pranë kryeministrisë.“Thyerje veze”, marrje e një “fije floku” dhe “fryrje thërrimesh buke” janë praktika të “magjisë” në mes të Tiranës. Gra të dëshpëruara, të tradhtura dhe me ankth afrohen me portofol në dorë për të blerë qetësinë e mendjes, shpirtit dhe frikërave.Pagesa bëhen në dorë me 2000 deri në 5 mijë lekë. Sigurisht duke i fryrë.
Gratë magjistare hedhin sytë rreth e rrotull për gra e vajza të reja që duan “përgjigje”, por edhe për njerëzit që i kërcënojnë, frikësojnë dhe shantazojnë.
Zot na fal.
L.Lita
