
Moderatorja e njohur Dajana Shabani ka lëshuar një mesazh të fortë ndaj atyre që e sulmojnë në rrjet, duke lënë të kuptohet se pas profileve false që e ofendojnë fshihen pikërisht kolege që ajo vetë i ka ndihmuar në karrierë.
Moderatorja e emisionit “D-Night”, Dajana Shabani, ka shkaktuar reagime në rrjet pas deklaratës së saj të fundit, ku foli hapur për fenomenin e urrejtjes në internet dhe për mënyrën se si ajo përballet me të. Në fund të emisionit, Dajana hodhi një thumb të qartë ndaj disa kolegeve të saj në media, duke thënë se janë pikërisht ato që fshihen pas adresave false për ta ofenduar.
Ajo theksoi se nuk e ka të vështirë t’i njohë këta persona dhe se përpjekjet për ta lënduar janë të kota. “Përshëndes të gjitha koleget e mia që i kam ndihmuar kur nuk kishin asgjë. Ju ka Dajana xhan, por unë ju dalloj edhe me adresat false. Mos harroni, jam si 007-a,” – tha moderatorja me tone ironike.
Fjalët e saj janë interpretuar nga shumë ndjekës si një reagim ndaj disa figurave të njohura të ekranit që dikur kanë bashkëpunuar me të. Megjithatë, Shabani nuk përmendi emra, duke lënë të hapur hapësirën për spekulime në rrjetet sociale.
Publiku e ka përkrahur në shumicë, duke e cilësuar si një mesazh kundër hipokrizisë në botën mediatike dhe një thirrje për sinqeritet në marrëdhëniet profesionale.
Dajana, e njohur për mënyrën e drejtpërdrejtë të të folurit dhe për mbylljet e saj me mesazhe reflektuese, ka sërish tërhequr vëmendjen e mediave, duke e kthyer një shprehje personale në temë të debatit publik.