
Sipas “Daily Mail”, aktori i njohur Al Pacino gjithmonë do të pendohet që nuk u martua me aktoren e ndjerë Diane Keaton. Një mik i tij ka treguar se ajo ishte “dashuria e jetës së tij” dhe se Pacino e ka quajtur gjithmonë “një grua e jashtëzakonshme”.
Dy aktorët u njohën gjatë xhirimeve të trilogjisë së famshme The Godfather, ku luajtën çiftin Michael Corleone dhe Kay Adams. Lidhja e tyre jashtë ekranit zgjati me ndërprerje për më shumë se 15 vjet, nga 1971 deri në 1987.Pas vdekjes së Keaton në moshën 79-vjeçare, burime pranë aktorit tregojnë se Pacino është i penduar që nuk u martua me të kur e kishte mundësinë