Një debat i ashpra ka ndodhur ditën e sotme në Big Brother VIP 5 midis Selin dhe Ina.
Gjatë debatit Selin i ka thënë Inës që njihet si balerinë dhe njerëzit paguajnë biletat për ta parë atë në teatër, e jo si vajza që ndajnë çifte.
Ndërkohë Ina i ka thënë Selin që të shkojë të marri babin, duke nënkuptuar Mirin, i cili në ‘Pimen’ e dytë ka thënë që Selin e sheh si vajzën e tij.
Ndërsa Selin i tha të shkojë të puth shokun, pra Keijsin, pasi në ‘Primen’ e së shtunës Vëllai i Madh i dha mundësinë Stelinës që të shikonte një video të Keijsit, i cili ishte duke u puthur me Inën në një lokal.
Pjesë nga debati
Selin: Ti shkon e paguan lekë në teatër për të më parë mua.
Ina: Hajde se të paguaj unë.
Selin: Duhet të paguash lekë për të më parë mua në teatër.
Ina: Bëhu një personazh të shoh sa e zonja je. Ke ardhur këtu për të bërë balerinën, këto janë vlerat e tua.
Selin: Ky është morali yt që me t’i hedh lekët kështu, blen biletë e me shikon mua.
Ina: A kishe ardhur këtu për të na treguar balerinën, ky është morali yt?
Selin: Mua lekët nuk m’i hedh njeri, blen biletë për të më parë mua. Unë nuk njihem si një vajzë që ndan çiftet, por njihem si një vajzë e cila ka punuar, është shkolluar.
Ina: Ne të tjerat çfarë kemi bërë, ti nuk e di se çfarë bëj unë atje jashtë.
Selin: Nuk më intereson zero, mjafton vetëm prezantimi jot.
Ina: Merre babin, merre babin.
Selin: Shko puth shokun tani.
