Ervin Salianji, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku debatoi me Ylli Rakipin për aksionin e opozitës, e cila ka nisur “Foltoren 2” përpara Kryeministrisë.
Ervin Salianji: Këta që fut vetë ai në burg thua ti?
Ylli Rakipi: Kë fut vetë? Të gjithë i fut Edi Rama?
Ervin Salianji: Po pse të marrësh Ilir Metën zvarrë…?
Ylli Rakipi: Edi Rama i fut të gjithë këta? Edi Rama ka ndezur belanë me këtë që ka krijuar vetë. Ka krijuar monstrën e Frankeshtajnit që ha të zotin tani.
Ervin Salianji: Kjo është narrativa e regjimit.
Ylli Rakipi: Po çfarë të të bëj qejfin ty me 10 veta që nxorre atje? Po narrativa jote çfarë është? 3 gjinitë, 72 gjinitë, tall bythën me popullin shqiptar ti?
Ervin Salianji: Cilët janë këta që kanë shkuar para drejtësisë pa dashur Edi Rama? Arben Ahmetaj që thotë Rama po të isha unë…
Ylli Rakipi: Arben Ahmetaj nuk është fare. Erion Veliaj…
Ervin Salianji: Ti mendon se drejtësia është e pavarur?
Ylli Rakipi: Nuk e fusin Ramën, nuk ndodh kjo në botë. Mirë merr 10 veta nxirri në pazar. Ore se nuk jemi fëmijë të na gënjeni.
Ervin Salianji: Pse e beson ti se drejtësia është e pavarur?
Ylli Rakipi: Berisha tha se shqiptarët në zgjedhjet lokale braktisën Ramën. Ai vetë nuk mori pjesë fare në zgjedhje…
Ergys Mërtiri: Po pse i fut Rama në burg të vetët?
Ervin Salianji: Se do të mos ketë njeri ti bëjë hije.
Ylli Rakipi: Po ku i kishte njerëzit ti? Pse për filozof të kam thirrur unë ty? Unë të kam thirrur si njeri të rëndësishëm të PD-së. Ti ke ambicie të marrësh PD?
Ervin Salianji: Ky është diskutim tjetër.
