
Selin akuzon Gretën se po bën thashetheme së bashku me Kristin, ndërsa përgjigjja e Gretës ndez edhe më shumë tensionin mes tyre
Një debat i drejtpërdrejtë është zhvilluar mes Selinit dhe Gretës, duke sjellë akuza të hapura për thashetheme dhe keqkuptime. Përplasja ka nisur në momentin kur Selin iu drejtua Gretës dhe Kristit, të cilët po bisedonin mes tyre, duke i akuzuar se prej rreth një ore po bënin thashetheme.
Pas kësaj deklarate, Greta ka reaguar shkurt duke i thënë Selinit “çfarë të duhet ty”. Kjo përgjigje ka nxitur një reagim të ashpër nga Selin, e cila theksoi se kjo nuk ishte një përgjigje dhe se ajo kishte folur në formë shakaje, pa asnjë prapavijë negative.
Nga ana e saj, Greta ka kundërshtuar menjëherë, duke deklaruar se mënyra se si Selin u shpreh iu duk me tendencë dhe jo thjesht një shaka, çka e bëri situatën edhe më të tensionuar.
