“MË SHFRYTËZUAN! 14 vjeçe më morën në strehen e LGBT, më premtuan se do më fusni në shkollë”
Një deklaratë e pazakontë është bërë mbrëmjen e djeshme në emisionin e Euronews Albania, ku një person trans, i identifikuar si Luana, ka rrëfyer një histori që ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Sipas tij, në moshën 14-vjeçare është marrë nga përfaqësues të shoqatave për të drejtat e komunitetit LGBT dhe është dërguar në strehën për të rinjtë e këtij komuniteti në Tiranë. Ajo pretendon se, në atë kohë, i është premtuar ndihmë financiare dhe mbështetje për shkollim, me kusht që të dilte në një emision televiziv për të denoncuar të atin për dhunë ndaj saj, për shkak të orientimit seksual.
