Një debat i fortë ka përfshirë Mirin, Stelinën dhe Keijsin, pas deklaratës së fortë të këtij të fundit. Ishte Keijsi që deklaroi se Miri “ka blerë lule për dashnoret e tij te dyqani i Stelinës”-ndërsa kjo deklaratë nuk u prit aspak mirë nga Stelina dhe Miri duke u shoqëruar me debate të forta.
Keijsi: Kam qenë aty kur ka porositur lule për dashnoret e tij, kam qenë me motrën e Stelinës.
Stelina: Së pari e kam thënë që unë dhe Miri takohemi shumë shpesh në “Myslym Shyr”. Vjen në dyqan shumë shpesh. E kam sqaruar, kam zgjedhur ta mbaj të fshehtë për disa persona. Këtu paska thënë që paska dëgjuar një bisedë timen.
Keijsi: Kemi qenë bashkë. Miri mori Stelinën dhe tha nuk mund të përdorë konfidencialitetin e klientit
Stelina: Po e përdor këtë situatën për të prishur marrëdhënia time dhe të Mirit. Do patjetër që ndërhyn dhe e prish këtë marrëdhënie. Është turp që më fut në kështu situatash
Keijsi: Është turp që thua nuk njihemi.
Stelina: Mos e përdor dyqanin e familjes sime se me atë hamë bukë. Po përpiqet të ulë imazhin tim. Ke ardhur këtu dhe po gënjen pa fund. Nuk e konfirmoj dhe nuk më intereson
