Zohran Mamdani ishte relativisht i panjohur vetëm disa muaj më parë dhe arriti fitoren me premtime për të taksuar milionerët për të paguar për programet e zgjeruara sociale.
“Në këtë moment errësire politike, New York do të jetë drita”, tha Mamdani në një fjalim fitoreje.
Në fjalimin që zgjati më pak se 30 minuta, ai përmendi shumë nga premtimet e tij të fushatës, si dhe mënyrën se si planifikon t’i përmbushë për grupet kryesore votuese që ndihmuan në suksesin e tij.
Mamdani përsëriti premtimet e tij për autobusë falas, kujdes universal për fëmijët dhe përballimin e çmimeve në rritje të qirave për ta bërë qytetin më të përballueshëm.
Ai premtoi të mbrojë të gjithë njujorkezët, përfshirë ata që nuk votuan për të, hebrenjtë që përjetojnë antisemitizëm dhe emigrantët.
