Moti i keq në qarkun e Elbasanit ka sjellë probleme në rrjetin elektrik, kryesisht në bashkitë Librazhd, Gramsh dhe Prrenjas. Bazuar në të dhënat zyrtare, dëmtime ka pësuar rrjeti shpërndarës dhe shtyllat e tensionit të ulët. Kjo ka bërë, që energjia elektrike të ndërpritet për shumë familje.
Aktualisht, rreth 700 abonentë në Rajonin Elbasan mbeten pa furnizim me energji, ndërsa disa linja janë rikthyer pjesërisht në punë. Grupet e punës së OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë pandërprerje, në mënyrë që të rregullojnë defektin dhe të rikthejnë energjinë elektrike për banorët.
