Autoritetet italiane kanë dënuar 14 persona, mes tyre Elvis Demçe, të cilët akuzohen për drogë dhe zhvatje. Mësohet se Demçe është dënuar me 11 vjet e 4 muaj burg. Me vendimin e dhënë në procedurë të shkurtuar gjykata vendosi edhe dënime të tjera ndaj 14 të pandehurve, të cilëve u shtohen dy marrëveshje për pranimin e fajësisë dhe 12 persona të tjerë të dërguar për gjykim, të cilët kanë zgjedhur procedurën e zakonshme.
Siç raportohet Demçe ndodhet tashmë në burg dhe është në regjimin 41-bis në burgun e Sassar-it. Ai është bosi i parë italo-shqiptar i nënshtruar regjimit të burgut të ashpër. Dënimi i dhënë sot ndaj tij është në vazhdimësi me një dënim tashmë përfundimtar prej 15 vjetësh e 4 muajsh për trafik droge.
Këtyre u shtohet edhe një tjetër dënim, ende jo përfundimtar, prej 18 vjetësh e gjysmë për tentativë vrasjeje ndaj Alessio Marzani-t, 45 vjeç, i plagosur me armë zjarri në tetor të vitit 2020 në Acilia, Romë. Pas vendimit të gjykatës ka reaguar edhe avokati i Marco Franco, i cili po ndihmon Demce-n së bashku me kolegun e tij Massimiliano Capuzi. Ai shprehet se kryesisht i pakënaqur me rezultatin e kësaj dite.
“Jemi të kënaqur me këtë dënim vetëm sepse deklaron mosekzistencën e metodës mafioze, e cila padyshim nuk ekziston, pavarësisht faktit se i gjithë ‘narrativa’ rreth Demce-s është bazuar gjithmonë në supozime mafioze dhe konfirmon paligjshmërinë e regjimit të burgut 41bis të aplikuar së fundmi ndaj Elvisit.
Për më tepër, sipas mendimit tonë, dënimi është llogaritur gabimisht sepse nuk ka marrë parasysh kufijtë e përcaktuar për një vepër penale të vazhdueshme, gjë që do të na detyrojë të apelojmë, si dhe çështjet kryesore që lidhen me përdorshmërinë e përgjimeve të Sky Ecc,” tha për Adnkronos avokati mbrojtës Marco Franco, i cili po ndihmon Demce-n së bashku me kolegun e tij Massimiliano Capuzi.
