
Dhoma e Komunave miraton mocionin për diskutime me Brukselin, ndërsa David Lammy deklaron se rikthimi në unionin doganor do të ndihmonte ekonominë britanike
Dhoma e Komunave ka votuar për të nisur negociatat me Bashkimin Europian rreth krijimit të një bashkimi të ri doganor me Mbretërinë e Bashkuar, një zhvillim që shihet si hapi i parë drejt kthimit në marrëdhënie më të ngushta tregtare me BE-në dhe potencialisht si përmbysje graduale e Brexit. Lëvizja erdhi pasi zëvendëskryeministri David Lammy deklaroi se Mbretëria e Bashkuar do të kishte përfitime ekonomike nëse do t’i bashkohej sërish unionit doganor.
Në sistemin e unionit doganor, vendet anëtare nuk vendosin tarifa doganore mes tyre dhe ndajnë tarifat e përbashkëta për mallrat që vijnë nga jashtë BE-së, duke lehtësuar qarkullimin e produkteve dhe ulur kostot tregtare. Në votim, shumica e deputetëve laburistë abstenuan, por 13 e mbështetën mocionin dhe vetëm tre votuan kundër. Në total 100 deputetë dhanë votën pro, përfshirë liberal-demokratët, të gjelbërit dhe SNP.
Megjithëse ky vendim nuk rikthen automatikisht Britaninë në unionin doganor, ai hap rrugën për bisedime zyrtare që mund të sjellin ndryshime të konsiderueshme në marrëdhëniet tregtare Mbretëri e Bashkuar–BE. Debati rreth pasojave të Brexit mbetet i nxehtë në skenën politike britanike, me argumente të forta si pro ashtu edhe kundër rikthimit në integrimet ekonomike europiane.
