Ish-presidenti Ilir Meta ka lënë qelinë ditën e sotme dhe është paraqitur në SPAK për të dhënë dëshminë e tij lidhur me çështjen e “21 Janarit”.
Meta ka deklaruar në SPAK se amerikanët dhe Shërbimet Inteligjente ishin në dijeni të skenarit të dhunshëm që u zbatuar më 21 janar 2011.
Gjithashtu bëhet me dije se ky skenar ka qenë i organizuar nga Edi Rama, në mënyrë që të kishte protesta viktima, ashtu siç fatkeqësisht pati katër viktima.
Provat që disponon ish-presidenti do të merren nga Prokuroria e Posaçme dhe do të hetohen dhe verifikohen nëse janë të falsifikuar apo jo.
