Gazetarja Xhensila Kodra raporton se sipas dëshmisë së autorit 28-vjeçar që është arrestuar nga policia, gjithçka ka nisur për shkak të gërvishtjes së automjeteve të autorit dhe viktimës.
Fillimisht mes tyre ka pasur një konflikt verbal me sharje dhe fyerje. Autori më pas ka goditur disa herë me çekiç në kokë dhe trup viktimën, çekiç të cilin e ka pasur në makinë.
“Nuk doja ta vrisja, ishte konflikt i çastit dhe situata më doli nga kontrolli”, ka deklaruar 28-vjeçari në komisariat.
