Institucioni i AKSH-it, i cili po hetohet nga Prokuroria e Posaçme rezulton se ndër vite ka kryer edhe tendera në mënyrë krejtësisht sekrete.
Këto tendera më pas u jepeshin personave të afërm të drejtoreshës Mirlinda Karçanaj
Një dëshmi interesante dhe e vlefshme për hetimin është dhënë edhe nga Gëzim Hoxha, administrator i shoqërisë “First shpk”, i cili është nën masë sigurie nga SPAK.
Ai ka treguar për disa tendera të fituara në AKSHI. Hoxha ka rrëfyer se ka fituar disa procedura prokurimesh, ku një ndër ta është klasifikuar si sekret. Prokurimi publik në fjalë kapte vlerën e 60 milionë eurove.
Gëzim Hoxha: “Ne kemi fituar një procedure tjetër prokurimi me AKSHI-n dhe AKSIK, me një vlerë të lartë prej rreth 60 milion euro. Ky tender është sekret dhe aty kemi nënkontraktuar disa shërbime nga shoqëria “EA Solution” sh.p.k., të cilat kanë një vlerë prej rreth 60.000.000 lekë (të reja).”
Në lidhje me këtë procedurë me një vlerë kaq të lartë është subjekt hetimi nga SPAK, e po ashtu lidhur edhe me shërbimet e kryera nga “EA Solution” që hetuesit dyshohen së menaxhohej nga i kërkuari Ergys Agasi.
