Detaj nga aksidenti tragjik që ndodhi në Itali, ku si pasojë humbi jetën një i ri shqiptar.
Viktima është identifikuar si Klaudio Gjoka, 20 vjeç, banues në vendin fqinj.
Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi në autostradën e Rrugës Shtetërore 589, Saluzzo-Barge, në kilometrin e 53-të, pranë Abacisë Stafarda.
Shkaku i aksidentit, u bë një përplasje e dhunshme midis një kamioni dhe një veture “Audi”.
Pas aksidentit, rruga u mbyll për disa orë për shkak të kaosit që u shkaktua në rrugë./LaStampa
