Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e plagosjes së regjistruar në Durrës, ku një vajzë mbeti e plagosur pas një konflikti me babanë e saj.
Prindërit e vajzës së plagosur ishin të divorcuar prej vitesh, ndërsa babai jetonte në Itali dhe së fundmi kishte tentuar të ribashkohej me familjen.
Dyshohet se vajza nuk ka pranuar të bashkohej me të atin dhe as ta lejonte atë të hynte në banesë.
Konflikti mes palëve ka ndodhur në rrugë, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e dhunës, duke përfunduar me plagosjen e vajzës.
