Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person pasi në bashkëpunim me dy të tjerë kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një shitësi tabakino dhe i kanë marrë 1 mln lekë në tek ‘Kthesa e Kamzës’
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Reaction” u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i Marash Aliaj, 33 vjeç. Gjatë operacionit për arrestimin e tij, në rrugën “Sabaudin Gabrani”, ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
Ndërkohë, janë shpallur në kërkim edhe dy autorët e tjerë të dyshuar, Elton Hunda, 35 vjeç dhe Genc Logu, 34 vjeç. Të tre personat rezultojnë me precedentë të theksuar kriminalë në fushën e krimeve kundër personit dhe pronës.
