Një gazetar është dhunuar ditën e sotme në Vlorë, teksa ishte duke raportuar në një protestë të zhvilluar në qytetin bregdetar.
Policia bën me dije se rreth orës 12:30, në lagjen “Kushtrimi”, një 33-vjeçar, punonjës Ndërmarrjes së Gjelbërimit të Bashkisë Vlorë, i cili dyshohet se në gjendje të dehur, nisur fillimisht debate verbale dhe më pas ka goditur gazetarin.
Sipas “bluve” gazetari Gentian Këllçiu, ka pësuar dëmtime të lehta, ndërsa më pas agresori ka goditur edhe një tjetër person
Ndërkohë për dhunimin e gazetarit Këllçiu, ka reaguar edhe Shoqata e Gazetarëve të Vlorës, e cila ka dënuar goditjen e kolegut të tyre.
Në një postim në rrjetet sociale, Edi Ruçi shkruan se dhunimi i gazetarit nga ana e punpnjësit të Ndërmarrjes së Gjelbërimit, është tentativë e pasuksesshme për të mbyllur gojën e tyre.
Po ashtu ai thekson në postimin e tij se “Gazetarët kanë për detyrë të raportojnë mbi ngjarjet e qytetit dhe, për cilindo që kërkon të pengojë këtë mision, mund t’u themi me bindje: Nuk do të keni sukses!”.
