Angel Di Maria po e detyronte veten të luante duke kapërcyer barrierën e dhimbjes, pasi kjo ishte finalja e parë e Kupës së Botës për Argjentinën që nga Italia ’90. Megjithatë, në prag të finales, mjekët argjentinas i paraqitën një letër nga “Los Blancos”, e cila kërkonte që ai të mos luante në finale pasi ishte i lënduar.
“E kuptova menjëherë se çfarë po ndodhte, të gjithë kishin dëgjuar thashethemet se Reali donte ta blinte Hames Rodriges pas Kupës së Botës dhe e dija që donin të më shisnin për t’i bërë vend atij”, ka deklaruar në një intervistë të para disa ditëve Angel Di Maria.
“Ata nuk donin që lojtari i tyre të lëndohej para se ta shisnin. I kërkova mjekut të më jepte letrën, e hapa dhe e grisa në copa të vogla dhe e hodha”.
“Një ndeshje nuk do ta harroj, humbjen 5-0 nga Barcelona ose ajo që u quajt më pas “manita”. Atë ditë nuk e dija se çfarë po ndodhte. Lojtarët e Barcelonës e lëviznin shumë shpejt topin saqë ne nuk po merrnim vesh se ku ishte ai. Ne bëmë lojën tonë, por humbja qe e rëndë. Për fatin tonë, të mirë apo të keq ne do të na duhej të luanim edhe 4 ndeshje të tjera kundër Barcelonës atë vit. Para finales së Kupës së Mbretit, Murinjo na mblodhi të gjithëve dhe na tha. Kundër tyre nuk fitohet ndryshe, kështu që godisni lojtarët e Barçës sa më fort të jetë e mundur. Në fakt ashtu bëmë, ne fitua, Kupën, por unë gjatë gjithë kohës shikoja Mesin. E kisha mik dhe shok skuadre në kombëtare. Kisha frikë se mos e dëmtonin rëndë. Për fat nuk ndodhi gjë. Ky është Reali dhe kështu dinte të fitonte ai”, ka nxjerrë gjithë mllefin e tij Di Maria.
