
Hajde merre vesh! Evis Sala, një profesore me tituj e libra, një diellëz që pritej të ndriçonte në shkencë, pranoi të bëhet ministre e Shëndetësisë! Një post që e lidh me tendera, prokurime e koncesione dhe, sigurisht, me kolegen e saj Diellza.
Po pse e pranoi? Pse la shkencën e flaku mikroskopin për t’u marrë me koncensionet, tenderat e prokurimet?
Apo, pse iu lut me përgjërim Edi Rama dhe s’ia prishte dot?
Apo s’mund se karriera e saj ka qenë gjithmonë nën hijen e , pronarit të Spitalit Amerikan? Fillimisht dekane në universitetin e tij privat, pastaj rektore, dhe sot ministreshë si Diellza digjitale! Pra, nga zyra e shef Allajbeut, tek zyra e qeverisë Rama. Kjo quhet “rritje profesionale”, që arrihet vetëm nëpërmjet aplikacionit ‘E-Rama’…
Dhe që karshillëku i Ramës ndaj drejtësisë në këtë rast të jetë më i qartë, na vjen në ndihmë fakti që, një nga koncesionet më të mëdha të shefit, 84 milionë euro për Hemodializën, është nën hetim nga SPAK…
Pra, një gjë nuk u mor vesh: Edi përzgjodhi ministre për shëndetin tonë, apo menaxhere “të aftë” të parave tona për llogari të oligarkëve…?