
Dilaver Goxhaj, gjatë intervistës në “Kjo Javë” ka treguar detaje nga takimi i parë me Hashim Thaçin, në vitin 1999 në Tiranë.Goxhaj, i cili ka shërbyer në UÇK, si zv/shef i Shtabit të Përgjithshëm thotë se takimi u ndërmjetësua në Tiranë dhe përshtypja e parë ishte ai i një luftëtari kurajo dhe i qartë për atë që kishte nisur.
Po ashtu u takua dhe me Kadri Veselin, dhe sipas Goxhajt, ata ishin të aftë për kauzën e tyre.
Dilaver Goxhaj: Unë shkruaja në RD në Tiranë, ndiqja lajmet nga Kosova dhe shkruaja shkrime.
Këto shkrime botoheshin dhe në Kosovë tek Bota e Re dhe në Zvicër. Në janar 1999 kur u nisën në Rambuje që fillonte në 6 shkurt, më kërkojnë të takohem me Thacin, në Shqipëri kishin një përfaqësues Sabit Geci më kish gjetur numrin e telefonit dhe më thanë të presin udhëheqësit e UCK. Më takuan në Tiranë, në një lokal. Për herë të parë e takoja Hashim Thacin. Ishte një luftëtar kurajoz dhe i qartë për ate që kishte nisur.
Nuk ka qenë komandant I UÇK, por drejtor i drejtorisë politike i shtabit të UÇK. Shtabi u krijua në 1998, drejtor zbulimi Kadri Veseli, Jakup Krasniqi zëdhënës i shtabit të përgjitshëm, Rexhep Selimi.
Më kërkuan të shkoja me ta në Rambuje si këshilltar. U thashë se nuk e njoh UÇK. Më thanë a do të na vish në luftë? U befasova. Dhe u thashë që unë po ju ndihmoj. Krijoni një shtab në Tiranë. Cdo javë më kërkonin për takim, derisa më zunë ngushtë.
Më thanë që je idealist dhe mos të na vish në luftë.