Policia ka dhënë një informacion zyrtar për vrasjen në Durrës. Sipas policisë, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.Durrës/
Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.
Përditësim:
Rreth dy orë pas ngjarjes, autori u arrestua nga policia në zonën e plazhit.Burimet bëjnë me dije se 25-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor dhe më parë ka shfaqur sjellje agresive.
