
Dr. Hilary tregon momentin e sikletshëm të viteve të para në programin Lorraine dhe flet për të ardhmen e tij pas ndryshimeve në skemën e ITV
Dr. Hilary Jones, një nga figurat më të njohura të programit të mourning-showt britanik Lorraine, ka rrëfyer një episod të pazakontë nga karriera e tij televizive. Mjeku i njohur 72-vjeçar tha se dikur ka dalë në transmetim i dehur, pas një nate festimesh në New York, pak orë pasi kishte marrë pjesë në Maratonën e Qytetit.
Ai tha se kishte pirë me vëllezërit e tij, pa ngrënë dhe pa pushuar dhe më pas u lidh në transmetim të drejtpërdrejtë nga Times Square pa qenë gati për kamerën. Dr. Hilary kujtoi se gjatë intervistës qeshte pa kontroll dhe fliste pa kuptim, duke besuar se do të humbiste vendin e punës pas asaj situate.
Ditën pas transmetimit, ai kontaktoi drejtuesit e programit për t’u kërkuar falje, por, sipas tij, ata e siguruan se kishte dalë natyral dhe energjik në ekran, duke e cilësuar situatën si pozitive dhe jo problematike.
Ndërkohë, programi Lorraine pritet të pësojë ndryshime të mëdha në vitin 2026, ku formati do të shkurtohet nga një orë në 30 minuta dhe do të transmetohet në mënyrë sezonale. Dr. Hilary tha se pritet të vazhdojë të marrë pjesë në emision, por në mënyrë më të rrallë, si i ftuar.
Lorraine Kelly, e cila drejton programin prej vitit 2010, është shprehur se e pranon realitetin e ndryshimeve në televizion dhe mbetet optimiste për të ardhmen e emisionit. Ajo tha se mediat po ndryshojnë vazhdimisht dhe se është e rëndësishme të përshtatesh me kohën.
