Një dokument i arkivave të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) sjell një dëshmi mbi persekutimin dhe torturat e ushtruara ndaj intelektuales dhe shkrimtares së njohur shqiptare, Musine Kokalari, në vitet e para të regjimit komunist.
Sipas dokumentit, Prof. Qemal Draçini, i arrestuar në Tiranë, ka dëshmuar se një ditë pa të shkruar në muret e Gjykatës së Mbrojtjes së Popullit fjalë që i atribuoheshin Musine Kokalarit.
Mesazhi, i datës 18 shtator 1946, përshkruante se ajo ishte torturuar për disa orë rresht dhe se po e linte dëshminë në kushte ekstreme, duke e nënshkruar me emrin e saj.
Dokument i CIA-s hedh dritë mbi torturat ndaj Musine Kokalarit
Dokumenti thekson se kjo dëshmi përbën një nga provat më të rënda të metodave të dhunshme të përdorura ndaj kundërshtarëve politikë në atë periudhë. Po sipas dokumentit të CIA-s, Prof. Draçini, pas përjetimit të torturave gjatë ndalimit të tij, ndërmori një akt ekstrem kundër vetes. Pas torturave të shumta të kryer ndaj tij kreu vetëvrasje duke prerë venat.
Musine Kokalari mbetet një nga figurat më simbolike të rezistencës intelektuale ndaj diktaturës në Shqipëri.
Musine Kokalari (1920–1983) ishte shkrimtare, publiciste dhe veprimtare politike shqiptare, e njohur si gruaja e parë që u angazhua publikisht në politikë pas Luftës së Dytë Botërore.
Ajo u arrestua në vitin 1946 nga regjimi komunist për veprimtari “antikomuniste” dhe lidhje me Ballin Kombëtar.
Gjatë burgimit u torturua rëndë, duke u bërë simbol i rezistencës intelektuale dhe shtypjes së grave nga regjimi. Shumë nga veprat e saj u botuan pas rënies së komunizmit.
