Afua Kyei, drejtoresha financiare e Bankës së Anglisë (Bank of England), është shpallur personi me ngjyrë më me ndikim në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2026.
Në moshën 43-vjeçare, ajo konsiderohet një nga figurat më të larta në botën financiare britanike.
Kyei është përgjegjëse për qeverisjen financiare të bilancit gjigant prej 1 trilion paund të Bankës së Anglisë dhe për zbatimin e reformave të rëndësishme të financimit.
Ajo kryeson listën prestigjioze “Powerlist 2026”, e cila rendit njerëzit me origjinë afrikane, afro-karaibe dhe afro-amerikane që kanë ndikimin më të madh në Mbretërinë e Bashkuar. Ndër emrat e tjerë të përfshirë në listë janë ish-futbollisti Ian Wright, artistja e grimit Dame Pat McGrath dhe aktori i njohur Idris Elba.Afua Kyei u rekrutua nga ish-guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney, në kohën kur ai ishte Kryeministër i Kanadasë. Ajo tha se të kryesojë listën është “një nder i jashtëzakonshëm dhe përulës”.Nëna e katër fëmijëve tregon se gjatë rritjes dhe karrierës së saj shpesh pa mungesë të grave në pozicione të larta që kishin njëkohësisht edhe familje.Kur isha e re, nuk shihja shumë gra në role udhëheqëse që kishin familje. Shumë gra mendojnë se duhet të zgjedhin mes karrierës dhe familjes. Ajo që më pëlqen te Banka e Anglisë është se mbështet fort prindërit dhe familjet punëtore.
