

Përpara mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York këtë të hënë, Mbretëria e Bashkuar, Australia, Kanadaja dhe Portugalia kanë njohur shtetin palestinez. Për Zvicrën, kushtet për njohje nuk janë përmbushur ende.
“Presidenti amerikan Donald Trump mendon se njohja e Palestinës është një shpërblim për Hamasin”, -tha zëdhënësja e tij Karoline Leavitt, të hënën. Ajo shtoi se Trump do të flasë të martën para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së mbi këtë vendim të disa vendeve, përfshirë Francën, duke u bërë të ditur se këto janë vetëm fjalë dhe jo veprime të mjaftueshme konkrete.