Pas kalimit dhe marrjes së akteve nga Prokuroria e Fierit në Prokurorinë e Posaçme, të dyshuarit e dosjes korruptive të kompanisë “Bankers Petroleum” do të dalin këtë të premte para Gjykatës së Posaçme.
Dy prokuroret e SPAK-ut, Anita Jella dhe Enkeleida Millonai, që po hetojnë dosjen do të kërkojnë masa të reja para gjyqtarit Erjon Çela.
Mes personave të dyshuar, i cili mbahet në masën e arrestit në burg është Leonidha Çobo, ish-administratori i “Bankers”, i cili i ka shkaktuar një humbje në buxhetin e shtetit nëpërmjet faturave fiktive.
Për këtë dosje në burg bashkë me Çobon është edhe Ceo Kinez, Hongping Xiao; 4 shtetas janë në masë “arrest shtëpie”; dhe 5 të tjerë në “detyrim paraqitje”.Sipas prokurorisë, për 20 vite me radhë, kompania më e madhe e nxjerrjes së naftës në Shqipëri, “Bankers Petroleum” ka shmangur tatimet duke i shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit.
Gjatë periudhës 2004–2024 kompania kineze akuzohet se ka kryer shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej 532 miliardë lekë, por pavarësisht kësaj shume, kompania ka deklaruar humbje për çdo vit, me një total prej 11.7 miliardë.
