Pak orë pas dorëheqjes së Genc Deromemajt nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Lorena Goxhobelli ka firmosur vendimin për shkarkimin nga detyra të drejtorit të AShK Sarandë, Ilir Çibuku.
Sipas njoftimit, arsyeja e shkarkimit lidhet me rezultatet e dobëta në performancën e punës dhe mosarritjen e objektivave të përcaktuara nga institucioni.
Ilir Çibuku mbante postin e drejtorit të Kadastrës në Sarandë që prej muajit qershor 2025.
