Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Flauers Shoshi, iu bashkua banorëve që kanë bllokuar aksin rrugor kryesor në Vlorë, ku dhe iu kërkoi ndjesë për problemin me të cilin po përballen prej katër ditësh.
Shoshi theksoi se autoritetet kanë tentuar disa herë riparimin e defektit, por ndërhyrjet nuk kanë qenë të suksesshme për shkak të presioneve teknike. Sipas tij, pajisjet e nevojshme janë në mbërritje dhe puna po vijon për zgjidhjen përfundimtare të problemit. Ai garantoi se furnizimi me ujë për qytetarët e Vlorës do të rikthehet brenda mesnatës së sotme.
“Atëhere drejtori i përgjithshëm u ujësjellës kanalizime për të gjithë Shqipërinë. Kam 72 orë që jam këtu dhe nuk kisha ku të lahem. E di shqetësimin tuaj, ju kërkoj ndjesë për shqetësimin tuaj, problem shqetësim e marrim si të doni juve.
Që ta dëgjojmë dhe të komunikojmë me njëri-tjetrin. Për çfarë të gënjej? Do më dëgjosh tani? Atëhere ju lutem ta respektojmë njëri tjetrin që ta dëgjojmë njëri-tjetrin. Kemi tentuar tre herë ta bëjmë defektin por nuk ja kemi arritur për shkak të presioneve. Nëse nuk besoni hajdeni ta shikoni. Pajisjet janë duke ardhur dhe sot qytetarëve do ti rikthehet furnizimi me ujë në mesnatë. Kjo është fjala ime. Sot në mesnatë do t’iu vijë uji”, tha ai.
Ndërkohë qytetarët thanë se nëse furnizimi me ujë nuk rinis, protestat do të vijojnë. Ndërkohë një tjetër problematikë që ata ngritën ishte përhapja e një pandemie për shkak t ujit të shpërndarë nga AKUV. Drejtori tha se uji i shpërndarë nga autobotet është i kontrolluar dhe brenda parametrave
