Lulzim Berisha, ish-kreu i Bands s Durrsit pritet të lërë qelitë e paraburgimit për disa orë me leje të Posaçme për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij që ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar.
Për shkak të akuzave që i rëndojnë mbi supe, por edhe të përplasjeve që ka patur ndër vite me njerëz të tjerë të botës së krimit, ai do të shoqërohet nën masa të rrepta sigurie.
Berisha u arrestua në Spanjë disa kohë më parë dhe ekstradua drejt Shqipërisë. Ai është dënuar me burg përjetë, më pas gjykata e Lartë e dënoi me 25 vite burg. Vitet e fundit ai ishte liruar me kusht dhe rezultonte se kryebashkiaku i Durrësit në atë kohë Vangjush Dako e kishte punësuar në Bashki.
