Nesër zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut. Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar lidhur me procesin e zgjedhjes së kreut të ri të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.
“Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente.
Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer”, -shkruan ambasada.
