Në intervistën e dhënë për TVSH, kreu i SPAK, Altin Dumani, foli për punën e përditshme të prokurorëve, sfidat dhe kërcënimet me të cilat përballen, por edhe për marrëdhëniet e institucionit me Kuvendin e Shqipërisë.
Ndërsa komentonte raportimin e tij në Komisionet Parlamentare, Dumani dha një deklaratë që mund të nënkuptojë edhe zhvillime të reja në hetimet në vijim.“Unë dëshmoj para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, pavarësisht cilësisë proceduriale që kanë, sepse edhe në momentin e raportimit aty kishte të pandehur që i ka marrë institucioni, apo me probabilitet që mund të merren nesër të pandehur”, tha ai.Deklarata e Dumanit, që kaloi fillimisht pa shumë vëmendje, shihet si një sinjal për hetime të mundshme që përfshijnë edhe figura të politikës që sot mbajnë funksione në Kuvend.
