
Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku u betuan në seancën e sotme, teksa Parlamenti çel shqyrtimin e raporteve për veprimtarinë e institucioneve gjatë 2024
Seanca plenare e sotme nisi me betimin e dy deputetëve të rinj të Partisë Socialdemokrate. Pas dorëheqjes së Tom Doshit dhe Sabina Jorgos, vendet e lëna bosh u zunë nga Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku, të cilët morën mandatin dhe u ulën në sallë si përfaqësues të rinj të PSD-së.
Pas procedurës së betimit, Kuvendi vijoi me rendin e ditës, ku në fokus është shqyrtimi i raporteve vjetore të disa institucioneve për vitin 2024.