
Trupat e viktimave 82 dhe 62 vjeç u lokalizuan në fshatin Kalush dhe një banesë në lagjen nr.13; policia thotë se nuk ka shenja dhune.
Dy ngjarje të rënda janë shënuar në Durrës, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme. Viktima e parë, shtetasi H. B., 82 vjeç, u gjet i pajetë në tokën e tij në fshatin Kalush, ndërsa i dyti, B. M., 62 vjeç, u gjet në banesën e tij në lagjen nr. 13.
Sipas njoftimit të Policisë së Durrësit, nga këqyrjet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupat e viktimave dhe pista kryesore e hetimit mbetet vdekja nga shkaqe natyrore. Autoritetet po vijojnë procedurat standarde dhe shkaku përfundimtar do të përcaktohet pas ekspertizës mjeko-ligjore.
Ngjarjet kanë ngritur shqetësim në komunitet, ndërsa policia thotë se nuk ka indicie për elemente kriminale në asnjërin prej rasteve. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
