Dy shqiptarë të shpallur në kërkim nga drejtësia franceze për vjedhje janë arrestuar në Angli dhe ndaj tyre ka nisur procesi ekstradimit.
Armando Bela 29 vjeç, me origjinë nga Lezha doli përpara gjykatës së ekstradimeve si person i kërkuar përmes një urdhër arresti europian nga Franca.
Sipas dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve të cilave i referohet Top Channel, Armando Bella kërkohet nën dyshimin si i përfshirë në 12 akte vjedhje.
Ai do ta ndjekë procesin e ekstradimit i lirë me kusht pasi të afërmit depozituan në gjykatë një garanci pasurore prej 10.000 stërlinash dhe vendosjes të një paisje GPS në këmbë. Po ashtu ai do të duhet të firmosë në stacionin policor Southend-on-Sea çdo të shtunë e të diel.
Arben Kananaj është një tjetër shqiptar ndaj të cilit ka nisur në gjykatën e Londrës procesi ekstradimit drejt Francës.
Ai kërkohet nga drejtësia franceze nën dyshimin e përfshirjes në territorin francez të 21 grabitje shtëpish. Dokumentet e ekstradimit parë nga Top Channel tregojnë se Angli, Arban Kananaj 50 vjeç, përdorte emrin Arben Berisha.
Ai është lënë i lirë me kusht deri më 13/03/2026 kur në Westminster Magistrates Court do të nisë shqyrtimi kërkesës së ekstradimit. Për lirinë me kusht të Kananajt janë vendosur £5,000 garanci pasurore
