
Një vajzë 18-vjeçare dhe një djalë në të 20-at ndërruan jetë pas përplasjes së tre automjeteve; policia po heton shkaqet e ngjarjes.
Dy persona të rinj kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në Lincolnshire, Britani, ku u përfshinë tre automjete. Policia njoftoi se ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës rreth orës 17:50 në rrugën A1121 Boardsides, afër kryqëzimit me Sutterton Drove, pranë Bostonit.
Viktimat janë një grua 18-vjeçare dhe një djalë 25-vjeçar, të cilët ndodheshin në makina të ndryshme. Në aksident u përfshinë një Vauxhall Corsa me ngjyrë të gjelbër dhe një BMW 1 Series blu që udhëtonin drejt Bostonit, si dhe një BMW 1 Series e zezë që lëvizte në drejtim të Swineshead.
Policia bëri të ditur se një i ri 19-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për shkaktim të vdekjes përmes drejtimit të rrezikshëm, dhe po mbahet në paraburgim ndërsa vijojnë hetimet.
Zona e aksidentit mbetet e mbyllur pasi ekipet e ekspertizës forenzike dhe kërkim-kontrollit po punojnë për të sqaruar dinamikën e plotë të përplasjes.
Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar shkakun e ngjarjes tragjike.
