

Një aksident i rëndë rrugor, i ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:50 në aksin Krumë–Golaj të Hasit, ka shkaktuar dy viktima.
Sipas Policisë së Kukësit, drejtuesi i një automjeti tip “Benz”, shtetasi N.S., humbi jetën në vend. Një nga pasagjerët, i identifikuar si Zek Ngjeçi, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spital, pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Ndërkohë, një tjetër person i përfshirë në aksident është plagosur dhe po trajtohet nga mjekët. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes tragjike.