Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Piskupat të Pogradecit. Mësohet se autpri i përdhunimit të një të miture 12 vjeçe është Rushan Selko, 70-vjeç.
Familjarët e të miturës janë shprehur se me të autorin e dyshuar kishin shumë miqësi dhe rrinin shpesh në shtëpitë e njeri-tjetrit. Ata kanë deklaruar se nuk kanë pasur dyshime që mund të ndodhte kjo ngjarje sepse kishin marrëdhënie korrekte mes dy familjeve
Banesat e autorit të dyshuar dhe të të miturës janë ngjitur me njëra tjetrën dhe familjarët e lejonin që të shkonte në dyqan për të ardhur në ndihmë familjes të autorit të dyshuar.
