Devoll / Në vijim të informacionit të dhënë, për shtetasen F. H., 75 vjeçe, e cila ishte larguar nga banesa dhe dyshohej se mund të ishte mbytur për shkak të prezencës së ujit në fshatin Progër, pas kontrolleve të kryera, sot rreth orës 08:30, kjo shtetase është gjetur në dalje të fshatit, në anë të një përroi, pa shenja jete.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore.
